Festa e Flamurit

AEAUL, ILIRËT dhe ANEA ju ftojnë më 5 dhjetor 2026 në Epalinges për të festuar 28 Nëntorin me valle tradicionale, muzikë dhe koncert live. Ju mirëpresim!
Me kënaqësi të jashtëzakonshme, AEAUL, ILIRËT dhe ANEA ju ftojnë më 5 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 18:30, në Salle de Spéctacle në Épalinges, për të festuar së bashku 28 Nëntorin, Festën Kombëtare dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ju kemi përgatitur një mbrëmje të veçantë, të mbushur me kulturë, muzikë dhe traditë. Programi do të përfshijë valle dhe muzikë tradicionale nga Ansambli ILIRËT Lausanne, muzikë live nga grupi Gold Band, i shoqëruar nga këngëtarja Ina, si dhe një atmosferë festive, të ngrohtë dhe mikpritëse, e hapur për të gjithë.
Një mundësi e bukur për t'u bashkuar, për të ruajtur dhe promovuar traditat tona dhe për të festuar së bashku kulturën shqiptare në frymën e miqësisë dhe bashkëndarjes.
Ju mirëpresim me kënaqësi dhe mezi presim të festojmë së bashku me ju!
Merken heißt eintragen.
- Ein Tipp, und das Event steht in deinem Kalender.Mit Erinnerung, mit Adresse, mit Anfahrt.
- Folge Salle de spectacles.Der Ort meldet sich, wenn das nächste Event eingetragen ist.
Diese Veranstaltung wurde von Eventfrog übermittelt.
